Pyetja:

Jam penduar për disa mëkate, por si mund të largohem nga to? Sepse sapo pendohem dhe vendos të mos më kthehem tek to, prapë diçka më ndryshon mendjen. Çfarë më këshilloni?

***

Pergjigjja:

Çështja do të ishte shumë e thjesht, sikur ta dinim se kujt po i bëjmë mëkat! Dmth., sikur ta pranonim me bindje se Allahut nuk i fshihet asgjë, atëherë as nuk do të na shkonte mendja që të kthehemi në mekatet që jemi penduar.

Këshilla ime është kjo: Largohu nga ata persona dhe ato vende që i ke bërë ato mëkate, shoqërohu më shumë me muslimanë që ta kujtojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit.
Dëgjo ligjërata islame, lexo libra fetar, fal namaze vullnetare (në vende jopublike), jep sadaka dhe bëj dua që Allahu të ta mundesojë një pendim të sinqertë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Pendim i pranueshëm te Allahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve Allahu ju pranon pendimin, se Allahu është më i dijshmi, më i urti.
Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.” (Nisa: 1718)

Bedri Robaj