Pyetja:

Si t’i largojë mendimet që më vijnë në namaz?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ

Mendimet dhe cytjet në namaz i ndodhin thuajse çdo kujt, por duhet përpjekur dhe munduar fort t’i largojmë dhe ta rikthejmë vëmendjen e plotë në namaz.

Transmetohet se Uthman bin Ebi el As (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka shkuar tek Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, shejtani ndërhyri në mes meje, namazit dhe leximit tim të Kuranit e më ngatërroi.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: ”Ai është një shejtan që quhet Khinzeb. Nëse e ndjen këtë shejtan, atëherë kërko nga Allahu të të mbrojë prej tij dhe pështy tri herë nga ana e majtë. “Veprova ashtu siç më porositi Pejgamberi ﷺ dhe Allahu e largoi atë nga unë.” [1]

Ibn Tejmije thotë: Në hadithin kur shejtani ik nga ezani, përmendet “…kur përfundon ikameti, ai (shejtani) kthehet dhe e përkujton njeriun duke thënë: “Kujtoje atë, kujtoje këtë!” Çka njeriu më parë nuk ka mundur as të mendojë, saqë njeriu më nuk dinë sa ka falur.” [2]

Hoxhë Bekir Halimi

———————–

[1] Muslimi, 2203

[2] Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 47-51

Comments are closed.