Pyetje:
Ndonjëherë, gjatë namazit, kur bëj tekbirin e lëvizjes nga sexhdeja në qëndrim në këmbë, zëri më ndërpritet dhe nuk arrij ta shqiptoj të gjithë tekbirin. Si pasojë, kaloj në shtyllën tjetër të namazit pa e përfunduar plotësisht tekbirin, dhe nuk kam kohë ta korrigjoj gjatë lëvizjes. Në këtë rast:
-
A është e lejuar të them tekbirin pasi të kem arritur në qëndrim?
-
Dhe a kërkohet sehvi sexhdja (sexhdeja e harresës) për këtë vonesë apo ndërprerje?
Përgjigje:
Nëse vonon tekbirin (thënien “Allahu Ekber”) gjatë ngritjes nga sexhdeja dhe e shqipton vetëm pasi të jesh ngritur plotësisht, atëherë koha e përcaktuar për të ka kaluar. Nuk je i detyruar ta thuash më pas dhe namazi yt mbetet i vlefshëm, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve islamë. Kjo për arsye se tekbirët gjatë kalimeve ndërmjet pozicioneve të namazit konsiderohen sunet i rekomanduar, jo shtyllë (rukn) apo obligim (vaxhib).
Thënia e tekbirit pas arritjes në pozicionin tjetër nuk përbën mëkat. Në më të shumtën e rasteve, kjo mund të llogaritet si dhikr (përmendje e Allahut) në një vend ku nuk është e ligjësuar sipas sheriatit. Megjithatë, kjo shtesë e qëllimshme nuk e prish namazin.
Gjithashtu, nuk kërkohet sehvi sexhdja(sexhdja e harresës) për këtë veprim, edhe nëse tekbiri i shtuar është thënë me qëllim.
Allahu e di më së miri.
Solli në gjuhen shqipe: pergjigje.net / https://www.islamweb.net/




