Pyetje: Cili është vendimi fetar lidhur me atë që bëjnë disa njerëz në formë të vazhdueshme, që nuk janë haxhilerë, duke therur kurbanin ditën e Arafatit për të vdekurit e tyre të afërm, si për shembull për njërin nga prindërit, apo fëmijët, apo vëllezërit?
Përgjigje: Nuk lejohet që therja e kurbanit, për t’u afruar te Allahu, të bëhet shprehi në ditën e Arafatit, ngaqë kjo është bidat; pavarësisht se a e ther atë me nijet që shpërblimi t’u shkojë të vdekurve apo të tjerëve. Sepse nuk ka asnjë dëshmi fetare që aludon për një gjë të tillë. Ndërkohë që Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kushdo që shpikë në çështjen (fenë) tonë diçka që s’është prej saj, ajo vepër nuk do t’i pranohet.”
Suksesi është prej Allahut. Salatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë, Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua:
AbdulAziz bin Baz
AbdulAziz Alu Esh-Shejh
Abdullah bin Gudejan
Salih El-Feuzan
Bekër Ebu Zejd
Përktheu: Petrit Perçuku
×