Uji që rrjedh nga shtatzëna para lindjes!
Pyetja:
Allahu ju begatoftë, dëgjuesja me emrin Hassah E. E. nga Rijadi, është grua prandaj edhe thotë: “Para lindjes, tri ditë, ka rrjedhur prej saj ujë i shoqëruar me ca dhimbje, a llogaritet kjo prej lehonisë (nifasit)?”
*Përgjigja:
Kjo nuk është prej lehonisë, sepse lehonia shoqërohet me rrjedhje gjaku dhe jo ujë. Gjithashtu, nuk është prej lehonisë përveç nëse shoqërohet me dhimbje para lindjes dy apo tre ditë. Kurse, nëse ndodh shumë kohë para lindjes nuk është lehoni. Pra, lehoni konsiderohet gjaku që rrjedh me lindje; apo që del dy apo tre ditë më parë i shoqëruar me dhimbje, kurse uji nuk është prej lehonisë!
~ Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
| Nurun Ala Dërb 221 |.
Përktheu: Besim Gjelaj
- Pastërtia
- Abdesi
- Familja
- Femra
- Fikhu i adhurimeve
- Autorësia e fetvasë
- Përkthim
- Shtatëzania/Aborti - Gjidhënia