Vizita e motrës së martuar

161. I nderuar hoxhë! A ka të drejtë burri ta ndalojë gruan e tij për të vizituar motrën?

Përgjigjja: Parimisht burri duhet ta lejojë gruan e tij që t’i vizitojë të afërmit e saj, por nëse burri për ndonjë arsye ia ndalon gruas së tij që ta vizitojë motrën e saj të martuar diku, ai e ka këtë të drejtë dhe gruaja duhet ta dëgjojë burrin.

Ai nuk ka të drejtë ta ndalojë gruan që të mos flasë me motrën, të mos i mbajë lidhjet me të, të mos takohet me të, sepse gruaja e ka motër dhe e ka borxh ta mbajë lidhjen familjare apo farefisnore, por ajo lidhje nuk është kusht të mbahet vetëm me vizitë në shtëpinë e saj, sepse mund të takohen edhe tek prindërit, tek vëllezërit e tyre, etj..

Natyrisht se është cilësi e mirë e burrit që ta lejojë gruan për t’u bërë vizita motrave të saj, por ja që nëse ai veç e ndalon, atëherë gruaja e ka për obligim ta dëgjojë sepse respekti i burrit është më i madh, më primar sesa vizita e motrës.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi