Pyetja:
A është e detyrueshme bërja e sexhdes, nëse lexoj ajetet e sexhdes?
***
Përgjigjja:
Bërja e kësaj sexhdeje është sunet i fortë dhe mund të bëhet edhe në kohët e ndaluara, siç është koha pas namazit të sabahut apo pas namazit të ikindisë, pasi ajo bëhet me shkak të caktuar. Prandaj, nëse dikush lexon ajetet e sexhdes, qoftë në namaz apo jashtë tij, duhet të bëjë sexhde pa marrë parasysh se po lexon duke parë në Kur’an, apo nga ajo që ka mësuar përmendësh.
Kjo sexhde është sunet i fortë, por jo detyrim. Prandaj, muslimani nuk merr gjynah nëse nuk e bën atë.
Transmetohet se Zejd ibn Thabit lexoi një prej ajeteve të sexhdes në prani të Profetit ﷺ por nuk bëri sexhde. Nëse kjo sexhde do të ishte e detyrueshme, Profeti ﷺ do ta kishte urdhëruar ta bënte.
Shejh Ibn Uthejmin, “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”