Pyetja:

Nëse gjatë namazit dikujt i rrjedhin hundët gjak, a prishet abdesi?

***

Përgjigjja:

Dalja e gjakut nga hunda nuk e prish abdesin, pa marrë parasysh a del shumë ose pak. Po ashtu, edhe gjithçka që del nga trupi përveç nga dy vrimat, nuk e prish abdesin, sikurse vjellja ose ajo që del nga plagët e ndryshme, sepse nuk ka argument që ajo që del nga trupi, përveç nga dy vrimat, e prish abdesin.

Mirëpo, nëse nuk të lë të qetë gjatë namazit dhe nuk mundesh të falesh me përqëndrim, atëherë nuk prish punë nëse del prej namazit.

Po ashtu nëse ke frikë se do ta bësh pis xhaminë – nëse je në xhami-  atëherë e ke detyrim që të dalësh që të mos bëhet pis xhamia me atë gjak.

Ndërsa gjaku, i cili bie në rroba dhe është pak, nuk i bën pis ato.

Shejh Ibn Uthejmini, “Kushtet e fesë”