Pyetja:

A i lejohet babait që t’ia ndaloj vajzës së tij të pamartuar (e virgjër) martesën, edhe pse e kam lexuar këtë çështje në disa libra, ju lutemi një sqarim?

***

Përgjigjja:

Babai nuk i lejohet t’ia ndalojë vajzës së tij martesën qoftë vajza beqare (e virgjër) apo e martuar (por e ndarë- jo e virgjër, vejushk).
Beqares i mirret mendimi i saj dhe nuk lejohet babai ta martojë me një burrë që beqarja nuk e pëlqen përderisa ajo është e vetëdijshme dhe e pjekur në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Pra, ajo që është më e sakta prej fetvave të ulemave është që babait nuk i lejohet ta obligojë beqaren të martohet me dikë që ajo nuk e pëlqen.
Ashtu siç përmendet në hadithe. [1]
Dmth., beqares i merret pëlqimi dhe pranimi i saj është heshtja e saj, kurse vejushka nuk urdhërohet ajo vendosë vetë me kë të martohet dhe patjetër duhet të respektohet mendimi i saj.

Shejh Dr. Salih el Feuzan

Përktheu: Suad B. Shabani

—————————–

[1] Buhariu