Pyetja:
Cila është dispozita e leximit të Kuranit nga ana e grave në garat kuranore të cilat mbahen pothuajse çdo vit në disa vende islame?
***
Përgjigjja:
Nuk ka asgjë të keqe nëse veprohet kështu, por duke pasur parasysh se gratë dhe burrat duhet të jenë të ndarë, duke u larguar nga përzierja e përbashkët gjatë garave, në vend tjetër të ndarë nga burrat (qoftë me perde etj).
Kurse, nëse burrat ndëgjojnë leximin e grave pêr të përfituar dhe medituar rreth fjalëve të Allahut, atëherë këtu nuk ka asgjë të keqe.
Mirëpo, nëse burrat ndëgjojnë ndonjë grua duke lexuar Kur’an me qëllim për t’u kënaqur me zërin e saj dhe me epsh e dëgjojnë, atëherë ky ndëgjim ndalohet (sepse kalon prej hallallit në haram). Por, po që se ndëgjimi bëhet me qëllim përfitimi, dhe duke ushqyer shpirtin me dëgjimin e librit të Allahut duke lexuar femra, inshallah nuk ka asgjë të keqe.
Shejh AbdulAziz ibn Baz, “Fetau Nurun Alad Derb”
Përktheu: Suad B. Shabani