Pyetja:

Nëna ime kur është në gjumë sheh shumë ëndrra të këqija, pa marrë parasysh kohën, dhe pas atyre ëndrrave ka dhimbje të kokës, i shtangohet qafa dhe ana e majtë. Ajo i falë pesë kohët e namazit, e udhëzuar, elhamdulilah!

***

Përgjigjja:

Nëna e juaj krahas namazit dhe ibadeteve të tjera që i kryen, duhet të jetë e rregullt në leximin e lutjeve, që parashihen para se të flejë, të bie me abdes etj. Ato lutje do t’i gjejë në librin e vogël dhe shumë të çmueshëm “Mburoja e Muslimanit”. Do të ishte mirë që të pijë ujë të kënduar Kuran mbi të, kur bie të flejë. Shkoni te ndonjë hoxhë që merret me kurimin e njerëzve me Kuran dhe sunet dhe ua “fryn” një sasi uji të pijshëm.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku