Pyetja:

Kurani a është shkruar nga Muhamedi ﷺ apo fletat kanë ardhur nga vetë Zoti?

***

Përgjigjja:

Zbritja e Kuranit është nga ana e Allahut, nëpërmjet Xhibrilit duke ia dërgu Muhamedit ﷺ. Madje ka ajet ku Allahu e shpalos këtë dyshim që disa njerëz duan të ia mveshin islamit duke thënë se Muhamedi ﷺ e ka shkruar Kuranin, se ai është autor.

Shembull:

Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.” (Xhathije, 2)

“E edhe ai (Kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.” (Shuara, 192)

Kurrsesi, sepse këtu qëndron edhe urtësia se pse Allahu nuk e ka bërë që Muhamedi ﷺ të mos dijë të shkruaj, e as të lexoj. Ne e dimë se Pejgamberi ﷺ ka qenë analfabet, kjo është prej urtësive të Allahut që të tjerët të mos dyshojnë se Muhamedi ﷺ e ka përpiluar apo e ka shkruar Kuranin. Këtu qëndron urtësia se pse Muhamedi ﷺ ka qenë analfabet ngase ka pas mundësi të dyshojnë të tjerët, duke bërë shpifje, duke i mveshur se kinse Muhamedi ﷺ e ka shkruar apo përpiluar Kuranin.

Pra, Kurani është direkt fjalë e Allahut dërguar nëpërmjet Xhibrilit dhe i zbritur tek zemra e Muhamedit ﷺ. Ndërsa Muhamedi ﷺ u ka treguar sahabëve, ky ajet kështu është, kështu ka zbritur, kurse sahabët e kanë shkruajtur dhe e kanë përmbledhur në një mus’haf.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Jusuf Hajrullahu