Pyetja:

Jam sprovuar me një sëmundje dhe si shkak i sëmundjes kam qëndruar në gjendje kome në spital, dhe deshi Allahu pas pesë ditëve më erdhi vetëdija, dua ta di çfarë të veproj me namazet të cilat nuk kam mund t’i fal pesë ditë me radhë, si t’i kompenzoj namazet?

***

Përgjigjja:

Namazet duhet t’i kompenzosh dhe t’i falësh të renditura, për shembull, njëherë i fal pesë kohët e namazit të ditës së parë, pastaj ditës së dytë dhe kështu me radhë. Pra vazhdon dhe i plotëson të gjitha namazet të cilat nuk i ke falur gjatë gjendjes sa ke qenë në komë (pa vetëdije).

Shejh Fevzan

Përktheu: Suad Shabani