Pyetja:
A duhet shpërndarë diturinë apo duhet mbajtur vetëm për vete?
***
Përgjigjja:
Ajetet:
“O ti i dërguar (Muhamed)! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (relevatën-risalen). Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve(prej armiqve). Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.” (Maide, 67)
“Thuaj (ti o Muhamed): Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf, 108)
“Ata të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë melaiket edhe ata që mallkojnë. Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve(të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.” (Bekare, 159-160)
“Ata që fshehin nga libri atë që shpalli Allahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre Allahu nuk do t’u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënim i rëndë e i padurueshëm. Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit. Atë (dënim) për shkak se Allahu e zbriti librin (Teuratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.” (Bekare: 174-176)
“Ata i shkëmbyen ajetet e Allahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.” (Teube: 9)
E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë ata të ruajturit. Ata te Zoti i tyre kanë çka do që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.” (Zumer, 33-34)
“Ne të dërguam ty me të vërtetën(me Kur’anin), përgëzues dhe qortues, e ti nuk je përgjegjës për banuesit e Xhehenemit.” (Bekare, 119)
“Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi pejgamberin nga mesi i tyre që t’ju lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme. (U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhnjëyesi, i urti. Kjo është mirësi e Allahut, që ia jep atij që do, e Allahu është zoti i dhuntisë së përsosur.” (Xhumua, 2-4)
“E, përkujtoni atë nga ajetet e Allahut dhe rregullat e fesë që po u lexohet në shtëpitë tuaja; vërtetë, Allahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë. (Ahzab, 34)
“(i patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do të studiojnë (Kur’anin).” (Nahl, 44)
“Dhe kur Allahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t’ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshihni, por ata e lanë pas dore atë për pak sen të kësaj jete; pra, bën punë të keqe.” (Al Imran, 187)
Hadithet:
Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të!, se Muahmedi, ﷺ ka thënë: “Kush pyetet rreth dijes (mesele në fe) e ai e fsheh. Do të lidhet me pranga nga zjarri Ditën e Kiametit.” [1]
Pra, njeriut të cilit Allahu i dhuroi dituri por ky u tregua koprrac nuk e përcolli diturinë në mesin e robërve të Allahut, e kurseu atë dhe mori shpërblim (nga njerëzit). Për këtë veprim ky njeri si dënim do të lidhet me pranga nga zjarri Ditën e Kiametit si dhe do të thërras një thirrës: Ky është ai të cilit Allahu i dhuroi dituri, por u tregua koprrac ndaj robërve të Allahut (nuk i mësoi ata nga dituria që kishte, por e fshehte diturinë që kishte).
Autor: Muhamed Ahmed el Adeui
Përktheu: Suad B. Shabani
——————————
[1] Ebu Davudi 3658; Tirmidhiu 265 dhe Hakimi në “Mustedrek” 57/345