Pyetja:
“Kush fal pas namazit të akshamit njëzet rekate, atij i ndërtohet një shtëpi në xhenet” a është hadith autentik?
***
Përgjigjja:
Ky hadith është i dobët (daif). Por, transmetohen hadithe autentike në lidhje me mirësinë e namazit ndërmjet akshamit dhe jacisë. Ka përmendur Ibën Kethiri në “Tefsirin” e tij nga Enes bin Malik dhe Ebi el Alijeh radijAllahu anhuma në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe ishin (prej atyre) që flinin pak natën” se kanë thënë: Bëhet fjalë për namazin ndërmjet akshamit dhe jacisë. Allahu e di më së miri!
Shejh Muhamed bin Abdullah es-Sebil, “Fetaua ue Rasail Mukhtarah”
Përktheu: Unejs Sheme