Pyetja:
A është i vlefshëm (pranohet apo jo) namazi nëse femrës i kullon sperma e burrit, kur është duke u falë? Apo duhet ta falë përsëri pasi të lahet (duhet të marr përsëri gusul)?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Namazi është i saktë, nuk ka asgjë për të që tregon pasaktësi, sepse në këtë rast femra nuk ka mundësi të pengojë diçka, as nuk ndodh kjo me vetëdijen e saj.
Allahu e di më së miri.
Imam Dr. Ahmed Kalaja