Pyetja:

A lejohet që njeriu i cili kryente gjynahe të mëdha më parë, të bëhet imam i muslimanëve, pas pendimit të tij?

***

Përgjigjja:

Pendimi i fshin gjynahet e kaluara dhe ai që pendohet është si ai që nuk ka gjynahe. Allahu i Lartësuar thotë:

Thuaju atyre që mohuan, nëse ata ndalojnë (nga mosbesimi), do tu falen gjynahet e mëparshme.” (El Enfal: 38)

Profeti ﷺ ka thënë: ”Hyrja në Islam i fshin gjynahet e mëparshme dhe pendimi eleminon gjynahet që ndodhen më parë.” [1]

Komisioni i përhershëm i fetvave

Përktheu: Udha e Besimtarëve

—————————–

[1] Muslimi