Pyetja:

Kur imami është në hutbe, nuk duhet humbur mendjen, as të folet dhe as të bëhen lëvizje. Por, nëse njeriu është i sëmurë nga gripi, dhe ka nevojë kohë pas kohe të përdor mindil, a bën mëkat, sepse kjo ta tërhek vëmendjen prej bisedës së imamit?

***

Përgjigjja:

Po, është e vërtetë se ditën e xhuma, derisa imami është në minber, pra mban hutbe-ligjeratë, kërkohet discipline dhe qetësi e plotë.Kështu na ka mësuar Pejgamberi ﷺ duke thënë: ”Kush i thotë shokut të vet: Shuaj, derisa imami mban ligjëratë, ka bërë gabim”.

Në këtë hadith, gabimi është për atë që i thotë tjetrit shuaj, nëse ai flet, e mos të flasim më për atë që flet.

Kjo, ngase dita e xhuma e ka vlerën e madhe dhe duhet njeriu të jetë i vëmendshëm kur është në xhami dhe kur ligjëron imami, e jo të preokupohet me gjëra tjera dhe ta humb mendjen.

Mirëpo, nëse njeriu është i sëmurë, dhe është i detyruar të bëjë një veprim, si që ishte rasti juaj, atëherë kjo nuk është mëkat dhe nuk bën pjesë në gjërat që janë mëkat.

Allahu e di më së miri.

Dr. Bashkim Aliu