Pyetja:
Kam një punë të rehatshme, me pagesë të mirë, në ambient vetëm me femra, me shefe femër, por ka raste që më duhet të flas në telefon me burra për çështje të punës. A më lejohet kjo punë?
***
Përgjigjja:
Nëse i përmbaheni etikës islame në bisedat telefonike me meshkuj të huaj, nuk ka pengesë të vazhdoni punën aty ku jeni. Pra, të mos bisedoni për çështje, që nuk kanë të bëjnë me punën, të mos e ndryshoni zërin duke e thyer atë, të mos i zgjatni bisedat, të mos qeshni gjatë bisedës, t’i ikni ju kontaktimeve telefonike kur ka mundësi, etj. Pra, nëse ikni prej çdo mënyre të provokimit, lejohet të punoni në atë vend. Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku