Pyetja:

Një burrë i cili me vite s’e lenë gruan të shkojë te familja e saj pa asnjë arsye. A është mëkat kjo?

***

Përgjigjja:

Sa i përket vizitës së familjes së vet, gruaja ka të drejtë dhe burri është i obliguar ta lejojë që ajo të shkojë për vizitë te familja e saj, përveç nëse frikësohet nga ndonjë e keqe që mund ta gjejë gruan e tij, në formë të ruajtjes së nderit të saj, mund të mos e lejojë të shkojë te ta, por jo edhe t’i ndërpres vizitat me familjen e saj, por të shikojë ndonjë vend tjetër të sigurt. Është gjynah që pa kurrfarë arsye të pengohet bashkëshortja nga vizita e familjes së saj. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku