Pyetja:

Dua ta di se a mund të falesh vetëm një muaj – në kohën e Ramazanit, pra vetëm në muajin e agjërimit? A është e mundur dhe a është mirë të bëhet kjo?

***

Përgjigjja:

Muaji i Ramazanit është specifik pasi në të myslimanët obligohen të agjërojnë gjatë ditës. Po ashtu është specifik se edhe veprat e tjera të mira të përditshme, gjatë Ramazanit shpërblehen me shpërblime të veçanta. Por kur është fjala te namazi, zekati, respekti i prindërve, bamirësia, mirësjellja, përkujtimi i Allahut, etj., të gjitha këto janë obligim në çdo periudhë të vitit dhe nuk janë të afatizuara me sezone të caktuara. Namazi obligohet për myslimanin gjatë tërë vitit, dhe si i tillë duhet kryer gjatë gjithë jetës. Namazi si obligim ditor nuk është i vështirë dhe nuk merr kohë, andaj mos lejoni shejtanin t’ju frikësojë nga kryerja e tij gjatë gjithë kohës.

Muhamed Dërmaku