Pyetja:

Cilat të drejta i posedon çifti pasi që të jetë kurorëzuar me hoxhë? Duke qenë i fejuar edhe pas kurorëzimit a duhet që çdo herë në praninë e atyre të dyve të jetë edhe një person tjetër prezent apo jo?

***

Përgjigjja:

Çifti bashkëshortorë i kurorëzuar me hoxhë i gëzojnë të drejtat dhe obligimet e të martuarve. Pra obligohen me detyrat që i ka burri ndaj gruas dhe anasjelltas. Nëse ndahen dhe është caktuar mehri, femrës i takon mehri (kjo varion nëpër situata). E trashëgojnë njëri-tjetrin me rastin e vdekjes etj. Të kurorëzuarit nuk obligohen që kur rrinë të kenë edhe dikë të tretin të pranishëm. Mund të rrinë afër njëri-tjetrit etj.

Sa i përket marrëdhënie seksuale, nëse prindi apo vet vajza me rastin e niqahut kushtëzon që mos të ndodhin mes dhëndrit dhe bijës së tij para se ata të martohen, duhet të respektohet ky kushtëzim dhe nuk bën të thyhet. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku