fotografimi ne islam

Pyetja:

Jam një motër muslimane që fali namazin dhe mundohem ta praktikoj fenë. Jam maturante dhe a më lejohet të dal në foto për libër të gjeneratës?

***

Përgjigjja:

Mbetja e fotos së femrës në librin e gjeneratës, që në shikim të parë duket një punë e mirë për t’i përkujtuar shokët dhe shoqet e klasës, është një çështje që duhet të analizohet nga dimensione më të shumta për të ardhur deri tek përfundimi se bën apo jo të qesim foton personale në atë libër.

– Duke e tejkaluar çështjen e fotografimit, dhe atij pa nevojë të domosdoshme, që njihet ndër temat e diskutuara në Sheriatin Islam, duhet ta dimë se fotografitë, krahas anëve të vogla pozitive, me vete bartin shumë aspekte të tjera negative, e sidomos për femrën.

– Femra është në mënyrë të përgjithshme avret, që do të thotë se duhet të jetë e izoluar prej vendeve ku mund të jetë e hapur për ekspozim.

– E kuptoj se intervali shkollor, shkolla e mesme, njihet si një moshë ku kalohet jeta më e mirë e të riut, andaj duhet të lë gjëra që të përkujtohet ajo shoqëri, por kjo në realitet nuk është e vërtetë. Koha kalon dhe erërat e jetës secilin e ndajnë në mënyra dhe vende të ndryshme të jetesës, andaj rrallë herë mbetet shoqëria e shkollës së mesme ajo shoqëria ideale, kështu që nuk e di a do të mbesin ato foto në librin e kujtimeve apo do të grisen!

– Jeta e juaj si muslimane, nesër do të ndryshojë botëkuptimin e jetës, sidomos pas martesës. Bashkëshorti i jua nesër do të xhelozojë nëse “djem të klasës” e mbajnë në “librin e kujtimeve” foton e juaj.

– Nëse jeni pa mbulesë tani, sigurisht se nesër do të investonit edhe mjete materiale për t’i zhdukur fotot pa mbulesë, pasi të mbuloheni. Sikur veprojnë sot këngëtarët pas pendimit dhe vajzat pas mbulimit, por është vështirë që të gjeni mirëkuptim.

Ka edhe shumë aspekte që bën të theksohen, por një ta dini se një gjë e tillë është haram.

Duhet ta dini se ne si muslimanë po i përshtatemi shumë shoqërisë aktuale, e cila funksionon në baza krejtësisht joislame, vetëm e vetëm për të mos i humbur disa mundësi dhe për të mos jetuar të izoluar. Andaj po mësojmë në shkolla në bashkësi me gjininë e kundërt dhe po e heshtim një gjë të tillë, pasi nuk po kemi mundësi ta ndryshojmë këtë realitet. Kjo nuk duhet të kuptohet në asnjë moment se e kemi tejkaluar dhe është hallall. Jo assesi, kjo është gjë e ndaluar, por në pamundësi të gjetjes së ndonjë zgjidhje të këtij problemi, po e lejojmë me kushte  shumë të theksuara. Mirëpo kjo duhet të kuptohet se është alternativë e përkohshme, e jo hallall mbi të cilin e ndërtojmë, çdo zhvillim që e kemi në shkollat tona. Pra të mbesim me ndjenjën e mëkatit për vijimin e shkollës, sepse na mjafton, e mos të hulumtojmë edhe benifite të tjera në këtë rrafsh, e mos ta dimë pastaj kufirin e hallallit e haramit, si të dalim në pano, të mbajmë mbrëmjen e maturës, të bëjmë ekskursione e shumë mëkate të tjera. Këto gjëra të gjitha do të ishin të lejuara për femrën muslimane në demokracinë e Islamit, por jo në demokracinë e shfrenimit. Gjërat e lejuara i kanë mbështjellë me gjëra të ndaluara dhe lejimet kanë mbet mjerisht mjete, kurse ndalimet janë bërë qëllime.
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku