Pyetja:
Në shpirt më ka hyrë urrejtja, edhe atë vetëm ndaj një personi ku jetojmë në të njëjtin kulm, mundohem të sillem mirë me të, e respektoj, unë prapë ia kthej me të mirë, e unë kam shumë të këqija prej saj, me besoni as nuk mundem ta shikoj me sy, por këtë mirësjellje nga ana ime ndaj saj e bëj vetëm për hir të Allahut, se edhe unë kam fëmijë.
***
Përgjigjja:
Motër mos i lejoni shejtanit derë që t’iu përçajë me të afërmit tuaj ngase ky edhe është qëllimi i tij, unë ju këshilloj që mos t’i zmadhoni gjërat, nëse ajo iu bën apo iu thotë diçka mos e keqkuptoni ngase ndoshta nuk ka qëllim të keq, harroi ngjarjet e kaluara, fillo një jetë të re me të, kur tëbbisedosh me të, bisedoni për ato gjëra që ju pajtoheni, dhe keni frikë Allahun, nëse ju bën padrejtësi bëni durim se pas çdo vështiresie vjen lehtësimi.
Faleni namazim me rregull se namazi të ndalon nga të këqijat. I Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë: “Hapen dyert e xhenetit çdo të hënë dhe te enjte, dhe i falen mëkatet çdo robi musliman qe nuk i ka bërë shokë Allahut, vetëm atij personi qe ka mes tij dhe vëllait të tij (motrës se saj) përçarje, iu thuhet leni këta të dy derisa të përmirësohen.“
Bedri Robaj