Pyetja:

Si duhet ta quaj një njeri i cili me emër është musliman por nuk fal namaz, nuk agjëron e kështu me radhë, pra, nuk i kryen farzet? A mund ta quaj besimtar apo vetëm musliman, se rreth kësaj kemi pasur dilemë. Unë i them atij musliman dhe kam thënë se nuk është besimtar dhe s’mund t’i themi besimtar atij që nuk i kryen urdhërat e Allahut e dikush më ka kritikuar se pse i thua djalit ashtu kur ai është musliman.

***

Përgjigjja:

Ka dy mendime tek dijetarët islam për lënësin e namazit. Disa thonë se ai që e lenë namazin është pabesimtar – në këtë rast ai nuk quhet as musliman as besimtar. Kurse, mendimi i dytë është se ai ka bërë mëkatin më të madh por nuk ka dalur nga Islami, në këtë rast ai quhet musliman e jo besimtar.

Hussein Serraxh