Pyetja:

Nëse gruaja pastrohet menjëherë pas sabahut, a duhet ta agjëroj atë ditë dhe të llogaritet ditë e agjërimit, apo duhet që këtë ditë ta bëjë kaza?

***

Përgjigjja:

Nëse ndalet gjaku prej gruas në kohën e sabahut apo pak para sabahut, agjërimi i saj është i saktë, dhe lirohet nga farzi edhe nëse nuk është pastruar deri pas sabahut. Por, nëse nuk ju ka ndërprerë gjaku, derisa është bë i qartë sabahu, nuk duhet të haj atë ditë, por agjërimi nuk i llogaritet dhe atë ditë duhet ta plotësojë kaza pas Ramazanit. Allahu e di më së miri.

Ibn Xhibrin “Fetva rreth agjërimit”

Përktheu: Shaban Murati