Pyetja:

A mund të ndryshoi njeriu atë që e ka shkruar Zoti?

***

Përgjigjja:

Allahu ka shkruar në librin e Tij që është mbi Arsh çdo gjë që do të ndodhë, por ka ardhur në disa hadithe se ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ: “Duaja e kthen caktimin e Allahut.” [1]
Për këtë, musimani/ja duhet gjithnjë të kujdeset për duatë dhe lutjet që kanë ardhur në transmetime të vërteta, siç janë: duaja e daljes nga shtëpia, duaja e hyrjes në treg, kur hipim në mjet udhëtimi, duaja e udhëtimit, duatë e mëngjesit dhe të mbrëmjes, etj. Të gjitha këto mund t’i gjeni në librin “Mburoja e Muslimanit”.
Por mos le të na mërzisin sprovat e sëmundjet sado të shpeshta qofshin ato. Le të mendojmë pozitivisht dhe le të meditojmë mbi Kuranin. Allahu i Madhërishëm thotë:

Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar.” (Ta Ha: 1)
E kuptojmë se Kurani është shkak i lumturisë sonë, dhe largimit të mërzisë dhe pikëllimit.

Mirëpo nëse e meditojmë fundin e të njejtës sure, tek fjala e Allahut:

Kushdo që ia kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar. (Ta Ha: 124)
E kuptojmë që nga shkaqet kryesore të mjerimit, ngushtësisë, mërzisë, dëshpërimit, është largimi nga libri i Allahut dhe përmendja e Tij.

Bedri Robaj

——————-

[1] Tirmidhiu