Pyetja:

A lejohet dërgimi i unazës së fejesës dhe a lejohet të mbahet ajo në kohën që je e fejuar?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse dërgimi i unazës dhe mbajtja e saj bëhet me bindje se ajo forcon lidhjen ndërmjet mashkullit dhe femrës dhe se hjekja e saj dobëson lidhjen ndërmjet tyre, atëherë kjo është e ndaluar dhe është shirk në Allahun.

E nëse mbajtja e saj bëhet pa ndonjë bindje të caktuar, por bëhet vetëm pas martese dhe jo para saj dhe me këtë kuptohet se ai/ajo që mban unazë është i/e fejuar apo i/e martuar, atëherë kjo gjë së paku është e papëlqyer, ngase kjo traditë rrjedh prej jomuslimanëve. [1]

Ndërsa nëse mbajtja e unazës bëhet pa ndonjë bindje të caktuar dhe mbahet para dhe pas martese, duke mos bërë dallim ndërmjet këtyre gjendjeve, atëherë ajo është e lejuar dhe nuk ka ndonjë pengesë në këtë. Vetëm se unaza e arit është e ndaluar për mashkullin dhe e lejuar për femrën.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

——————————————————————

[1] Fetava Ibn Uthejmin 18/112.