Pyetja:
A lejohet vonimi i namazit të jacisë?
***
Përgjigjja:
Lejohet vonimi i namazit të jacisë si dhe është vepër e pëlqyer, mirëpo nëse bëhet shkak për humbjen e namazit me xhemat atëherë ky veprim nuk lejohet. Nëse të ik namazi i jacisë me xhemat atëherë mirë është të shtyhet më vonë falja e tij në shtëpi. Ndërsa, gratë është mirë që sa më vonë ta falin namazin e jacisë në shtëpi, mirëpo duhet të kenë kujdes mos ta vonojnë më shumë se kalimi i gjysmës së natës.
Allahu është më i Dituri!
Shejh Ibn Uthejmin, “Kushtet e fesë”
Përktheu: Suad B. Shabani