Pyetja:

Frustrimi dhe të irrituarit kur u kryejmë prindërve ndonjë shërbim, a është shkak që veprat e mira të humbasin apo të zvogëlohen?

***

Përgjigjja:

Po, ngase Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto…” (Isra: 23–24)

Kjo do të thotë që ti nuk guxon t’i konfrontosh prindërit me diçka që ata nuk e pëlqejnë edhe në qoftë se ajo është e pakët.

Shejh Salih bin Feuzan el-Feuzan