Pyetja:

Cila është vlera e diturisë fetare dhe a ka kufij që duhet ti përmbahemi në mësimin e saj?

***

Përgjigjja:

Mësimi i fesë me qëllim të sinqertë është nga veprat më të mira dhe Profeti në hadithin që përcjell Uthman bin Afani ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.” [1]
E nuk është mësimi i Kuranit i përkufizuar vetëm në mësimin përmendësh të tij, por edhe në veprimin sipas tij, mësimin e tij të tjerëve, shpjegimin e kuptimeve të tij. Ky është kuptimi i mësimit të Kuranit, sepse Kurani është argument që tregon për Allahun, është fjala e Tij dhe mjafton ky fakt që ai është fjala e Zotit të krijesave për të kuptuar se Kurani na mjafton për udhëzimin tonë, tregimin e të dobishmeve për ne, paralajmërin nga çdo rrezik dhe dëmtim për ne. I tërë Kurani është urdhër, ndalesë ose lajm.
Urdhëron për bindje ndaj Allahut dhe ndalon nga kundërshtimi i Tij, e na tregon për historitë e popujve të mëparshëm dhe përfundimin e keq të tyre, ashtu siç na tregon edhe për ngjarje që do të ndodhin në të ardhmen, duke na mësuar se si të ruhemi dhe të mbrohemi prej tyre.

Shejh Dr. Salih El Feuzan

Përktheu: Suad Shabani

————————

[1] Buhariu