Pyetja:
A pranohet namazi për atë i cili për të zënë namazin (në kohë apo me xhemat), gjatë abdesit i lanë gjymtyrët vetëm nga një herë, jo tri herë?
***
Përgjigjja:
Abdesi është i saktë (valid), duke u bazuar në shumë hadithe të sakta që tregojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ndonjëherë i lante gjymtyrët e tij vetëm nga një herë.
Komisioni i Përhershëm për Fetva 6/123, nr. 6320