Pyetja:

A lejohet t’i huazojmë gjërat e xhamisë siç janë shkallët, etj?

***

Përgjigjja:

Nuk i lejohet imamit, as myezinit, as atyre që kujdesën për xhami, e as dikujt nga xhemati, që t’ia lejoj dikujt të marrë nga mjetet e xhamisë dhe t’i nxjerr jashtë xhamisë, sepse këto janë vakf për xhami dhe nuk lejohet të përdoren diku tjetër.

Askujt nuk i lejohet që t’i merr dhe t’i përdor. Askujt nuk i lejohet që t’i jap leje dikujt tjetër për t’i marrë, edhe nëse xhamia s’ka nevojë për to, si psh., nëse janë shkallë të vjetra apo shtroje të vjetra, që i marrin njerëzit dhe i përdorin, sepse këto janë vetëm për xhami. E nëse kjo xhami s’ka nevojë, atëherë dërgohen në ndonjë xhami tjetër.

Kurse përdorimi i tyre nga ana e njerëzve për qëllime personale është haram, ai që bën këtë është mëkatar.

Shejh Ibn Uthejmin, “Nurun ala Derb”, kaseta nr. 351

Përktheu: Udha e Besimtarëve