Pyetja:
A është më mirë: të lexosh Kuran, apo të dëgjosh nga recituesit?
***
Përgjigjja:
Leximi i Kuranit dhe dëgjimi i tij të dyja janë vepra të mira për të cilat muslimani do të shpërblehet. Pejgamberi ﷺ nganjëherë kishte qejf të dëgjonte Kuranin nga të tjerët.
Është transmetuar nga Abdullah bin Mes’ud të ketë thënë:
“I Dërguari i Allahut ﷺ më tha:
– Më lexo Kuran.
– O i Dërguar i Allahut, të ta lexoj kurse ty të është shpallur? -, i thashë.
– Dua të dëgjoj nga të tjerët, më tha
– Kështu, unë e lexova en-Nisa dhe, kur arrita te ajeti “Si do të jetë puna, kur Ne do të sjellim një dëshmitar prej çdo populli dhe të sjellim ty (O Muhamed) si dëshmitar kundra tyre?” (Nisa, 41), e çova kokën – apo një burrë që ishte pranë meje më preku me dorë dhe unë e çova kokën – dhe pashë t’i rridhnin lotët.
Pra, më së miri është të bëhet ajo që i bën dobi personit dhe ajo që ka më shumë ndikim
te ai, qoftë lexim, qoftë dëgjim. Sepse qëllimi i leximit është që të reflektohet dhe të
kuptohet domethënia si dhe të veprohet sipas asaj çka thuhet në Librin e Allahut, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Ky është Një Libër (Kuran) që ta kemi shpallur, përplot bekime, që ata të reflektojnë mbi vargjet e tij dhe që të kujtojnë ata që marrin vesh.” (Sad, 29)
“Vërtet, ky Kuran udhëzon për te më e drejta.” (Isra, 9)
“Thuaj: Për ata që besojnë ai është një udhëzues dhe shërim.” (Fussilet, 44)
Shejh Ibn Baz, “Fetau” 11/364
———————————
[1] Buhariu 4582 dhe 5049 dhe Muslimi 800