Pyetja:

Janë disa xhami në të cilat gratë falen nën xhami, vend i cili është i njohur (në arabisht) si “dhoma e fjetjes” (podrumi), apo në katin e sipërm të xhamisë. Ne gratë nganjëherë falemi në këto xhami derisa e përcjellim imamin nga një vend prej ku ne nuk e shohim imamin apo ata (burrat) të cilët e përcjellin atë. Nganjëherë në xhami ka vend- falje për burra në të cilën gjindet një hapësirë e gjerë dhe e zbrazët. A është namazi jonë korrekt nëse ne nuk e shohim imamin apo ndonjë nga ata të cilët e përcjellin atë? Kjo është në rastin kur ne hyjmë në xhami dhe nuk e dimë se në cilin rekat gjindet ai. Po ashtu, a është e lejuar në këtë situatë që të përcillet vetëm mikrofoni? A është në rregull që ne ta përcjellim imamin derisa ne jemi në katin e sipërm apo katin e ulët, meqenëse e dimë se nganjëherë në xhami ka vend mjaft (që të falen gratë në të)?

***

Përgjigjja:

Përgjigjja ndaj kësaj është në dy pjesë:
Pjesa e parë: Ajo se namazi në këtë situatë është korrekt përderisa gratë falen në xhami,
pa marrë parasysh se a bëhet kjo në pjesën e sipërme apo të ulët. Përderisa ato ta dëgjojnë Tekbirin (thënien: Allahu Ekber) për ndërrimin e pozitës së imamit nga qëndrimi (kijami) në ruku pastaj në sexhde.
Pjesa e dytë: Nuk është e pëlqyer që gratë të falin namaz të këtillë, përveç nëse vendi i
burrave është i zënë me burra të cilët falen dhe gratë s’mund të gjejnë ndonjë vend për
vete pas rreshtave (të burrave). Në këtë situatë është e lejuar për to që të falen – siç
thamë më parë – në pjesën e sipërme të xhamisë apo pjesën e ulët të saj. Sidoqoftë, nëse
ka ndonjë hapësirë të zbrazët në xhami (pas burrave) në të cilin falet imami me burra
pas tij, atëherë s’është e lejuar për gratë që të shkojnë lart në nivelin e sipërm të xhamisë
apo në nivelin e ulët të saj ku s’mund t’i shohin lëvizjet e imamit apo lëvizjet e atyre që e
përcjellin atë. Arsyeja për këtë kthehet prapa tek dy çështje:

Çështja e parë është se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Rreshtat më të mirë për burra janë rreshtat e parë dhe më të këqijtë janë ata të fundit, ndërsa rreshtat më të mirë për gra janë rreshtat e fundit dhe më të këqijtë janë rreshtat e parë.” Kjo do të thotë vetëm në platformën në të cilën faleshin Pejgamberi ﷺ dhe shoqëruesit e tij. Gratë nuk ishin në nivelin e sipërm apo të ulët. Pika delikate këtu është ajo se mikrofoni mund të mos dëgjohet nganjëherë, ndërsa herave tjera mund të jetë krejtësisht i ndalur. Në këtë rast, namazi i grave të cilat e përcjellin namazin në nivelin e sipërm apo të ultin, dhe prej aty nuk e shohin namazin e burrave të cilët falen pas imamit, anulohet. Prandaj, përfundimi i kësaj përgjigje është se namazi në nivelin e sipërm apo të ulët është korrekt. Sidoqoftë, nuk është e lejuar që gratë qëllimisht të falen në atë vend nëse ka hapësirë në vendin e faljes së burrave ku gratë mund të falen në pjesën e prapme të atij vendi. Kjo në esencë është përfundimi i kësaj pyetje.

Shejh Albani