Pyetja:
A është obligim për çiftin e martuar që të bëjnë gusël pas marrëdhënieve seksuale, edhe nëse ejakulimi s’ka ndodh?
***
Përgjigjja:
Po. Është e detyrueshme për ta të bëjnë gusël edhe nëse s’ka ndodh ejakulimi. Kjo është sipas hadithit të Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ku Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse ai (bashkëshorti) ulet midis katër pjesëve të saj (bashkëshortes) pastaj bën marrëdhënie me të, atëherë gusli bëhet i detyrueshëm.” [1]
Dhe, në një transmetim tjetër qëndron (veç kësaj që u tha më lart): “… edhe nëse ai nuk ejakulon.”
Ky transmetim është i qartë në detyrimin e guslit pa ejakulim. Kjo dihet nga shumë pak njerëz, kështu që duhet të kihet kujdes për sa i përket kësaj.
Shejh Ibn Uthejmini, “Ishretun-Nisa ue Hill el-Khilafat ez-Zouxhije”, faqe 54
———————————-
[1] Buhariu dhe Muslimi
[2] Muslimi