Pyetja:

A ju lejohet grave të mbathin këpucë me taka të larta?

***

Përgjigjja:

Më së paku është se është mekru (e papëlqyeshme);

Së pari, kjo sepse kjo përfshin mashtrimin, sepse ato vishen që një grua të duket e gjatë, kur në të vërtetë ajo nuk është.

Së dyti, kjo e vendos në rrezik femrën, sepse ajo mund që të rrëzohet.

Së treti, ato janë të dëmshme për shëndetin e gruas, sikurse deklarohet nga mjekët.

Shejh Ibën Baz, “Mexhmu Fetaua ue Mekalat lil”, 6/397