Pyetja:
A lejohet varrosja e muslimanit me arkivol?
***
Përgjigjja:
Çdo vepër apo sjellje që kryen një mysliman duke pasur si qëllim t’i ngjasojë dhe imitojë jomyslimanët, është e ndaluar fetarisht nga hadithe tepër të qarta dhe të drejtpërdrejta profetike.
Nëse varrosja nëpër arkivole bëhet me qëllim për t’i ngjarë jomuslimanëve, atëherë kjo është e ndaluar (haram), por nëse nuk bëhet me qëllim përngjasimi me ta, atëherë ajo është e papëlqyer (mekruh), kur ky veprim është i panevojshëm, përndryshe nuk ka asnjë problem.
Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam
Përktheu: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë