Pyetja:

A lejohet të blihet mish në një dyqan ku varen në të hajmali?

***

Përgjigjja:

Origjina është, lejimi i mishit që theret prej muslimaneve dhe ithtarëve të librit (Çifutët dhe Krishterët), përjashtohet rasti nëse ata përmendin jo emrin e Allahut kur e therin kafshën, ose e therin kafshën jo sipas mënyrës së këshilluar nga sheriati.

Dijetarët e Komisionit të përhershëm kanë thënë: ”Ato kafshë që therin ithtarët e librit prej çifutëve apo kristianeve, lejohet ngrënia e tyre nëse përmendin emrin e Allahut, duke i plotësuar të gjitha kushtet e therjes, të cilat janë të njohura në islam. Nëse permendin emër tjetër në vend të emrit të Allahut gjatë therjes, si emrin e Uzejrit ose Isait, nuk lejohet ngrënia e saj. Gjithashtu nëse e vrasin kafshën duke e mbytur ose duke i vënë korentin, nuk lejohet ngrënia e saj”.

Gjithashtu, dijetarët e Komisionit të përhershëm për fetvatë, janë pyetur:
A lejohet për muslimanin të blejë mish hallall prej një dyqani që shet edhe mish haram, nëse janë mishrat (çdo lloj prej tyre) e depozituar në depozitë dhe në frigorifer të veçantë, të ndarë nga njëri -tjetri?
Dhe a lejohet blerja e ushqimeve të lejuara prej një magazine të madhe tregtare, ku në këtë magazinë shitet alkol në një cep të veçantë të magazinës, dhe pronari i këtyre dyqaneve nuk është musliman?

Përgjigje: Allahu i Lartësuar thotë: ”Dhe bashkëpunoni në të mira dhe devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në gjynahe e armiqësi. (Maide: 2)

Pra nuk lejohet për muslimanin që të jetë ndihmues i dikujt në të keqe dhe gjynahe dhe në shkeljen e ndalesave të Allahut;

Për këtë arsye, nëse muslimani ka mundësi të zgjedhë, në atë mënyrë ku gjen dikë që shet vetëm hallall dhe e largon veten prej shitjes së haramit, si mishi i derrit dhe si shembulli i tij, është detyrë për të që te blejë prej tij, dhe jo nga ai që shet hallall dhe haram, prej mishit të derrit, alkoolit, etj.

Por nëse nuk është e mundur kjo, atëherë i lejohet muslimanit të blejë mish hallall dhe ushqime të lejuara prej tij, nëse ushqimet nuk janë të përziera me njëra – tjetrën.
Allahu i Lartësuar thotë: ”.. sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të Allahut, dëgjoni, respektoni.(Tegabun: 16)

[E shkëputur prej ”Fetvave të Komisionit te përhershëm – Vëllimi i parë ” (13 /173)].

Përktheu: Udha e Besimtarëve