Pyetja:

A është suneti (tradita profetike) shpallje prej Zotit?

***

Përgjigjja:

Suneti (tradita) është shpallje nga Allahu i Lartësuar tek Pejgamberi i Tij ﷺ ndërsa fjalët që e përshkruajnë janë fjalët e të Dërguarit ﷺ.
Kush e braktis sunetin dhe e mohon atë ose braktis punën me atë ai është pabesimtar (kafir).

Në hadith ka ardhur: “Vërtet mua më është dhënë Kur’ani dhe një i ngjashëm me atë, nuk është koha larg kur një i ngopur i ulur në kolltukun e tij thotë: kapuni për këtë Kur’an, çfarë të gjeni në të hallall bëjeni hallall, çfarë të gjeni në të haram bëjeni haram.” [1]
Kush pretendon se vepron me Kur’an dhe braktis sunetin veç ka përgënjeshtruar Allahun në fjalën e Tij: “Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit”. (Maide: 92)
dhe në fjalën e Tij: “Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t’ju ndalojë, përmbajuni”. (Hashr: 7)

 

Shejh Abdulaziz Rraxhihi

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

———————————————-

[1] Ebu Davudi 4604, Ahmedi 17174