Pyetja:
A është obligim pjesëmarrja në xhami, në namazet me xhemat?
***
Përgjigjja:
Meshkujt muslimanë janë të obliguar të prezantojnë në xhami, në namazet me xhemat dhe nuk ju lejohet atyre të falen në shtëpi pa arsye të forta sheriatike. Një numër i madh i dijetarëve e përkrahin mendimin se namazi me xhemat, në xhami është obligim për meshkujt muslimanë.
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Namazi i personit me xhematë shtohet nga namazi i atij që e bën në shtëpi apo në treg njëzet e ca shkallë, kështu që kur ndonjëri merr abdes dhe e merr abdesin siç është më mirë pastaj vjen në xhami duke mos e shtyrë gjë tjetër përveçse namazi dhe e ka të vetmin qëllim namazin, nuk e bën një hap përveçse me të i ngrihen shkallët (në xhenet) e me hapin tjetër i fshihet një mëkat derisa të hyjë në xhami, ndërsa në namaz është sa e ka kapluar namazi dhe melaiket luten për ndonjërin prej jush derisa është në atë vend që është falur. Ata (melekët) thonë: O Allah mëshiroje, o Allah fale, o Allah pranoja pendimin, përderisa nuk i bën dëm dikujt apo e prish abdesin.” [1]
Hoxhë Zejd Haziri
—————————–
[1] Mutefekun alejhi
[2] Mutefekun alejhi
[3] “Forma e namazit” (libër i përkthyer edhe në gjuhën shqipe)