Pyetja:
A lejohet dhënia e veshkës për njerëz që kanë nevojë?
***
Përgjigjja:
Vetë gatishmëria për dhurimin e veshkës për njerëz që kanë nevojë ka shpërblim për të tek Allahu, e pastaj shpërblim edhe më të madh për aktin e kryerjes (në këtë rast dhënia e veshkës). Shpërblim të madh kanë po ashtu edhe ata të cilët dhurojnë gjak, sepse ne me këtë mënyrë ja dëshmojmë Krijuesit tonë që gjymtyrë të cilat Ai na i ka dhuruar po i përdorim për t’i ndihmuar njerëzit.
Transplanti i organeve nga njëri te tjetri, ka kushte.
Ato janë:
1) Nuk lejohet shitja e organeve të trupit;
2) Nuk lejohet dhurimi i atyre organeve të trupit të cilat janë nga një sosh, si p.sh., zemra, mëlçia, mitra (te femra), etj.
3) Nuk lejohet dhurimi i gjymtyrëve të jashtme të trupit (dora, krahu etj.);
4) Personeli mjekësor duhet të jetë i bindur se dhuruesi nuk do të dëmtohet në shëndet.
Dr. Shefqet Krasniqi