Pyetja:
Disa njerëz më thonë se nëse nuk ke para nuk të duhet feja. Çfarë përgjigjje të u jap atyre?
***
Përgjigjja:
Falenderimet i takojnë vetëm Allahut!
Përkundrazi Allahu i Lartësuar na ka treguar në Kuran se namazi është rrisk, namazi që bëjmë 5 herë në ditë ne e kemi rrisk. Ai thotë: “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe duro në këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë!” (TaHa, 132)
Allahu po na garanton se do na furnizoj, mjafton ne të kujdesemi për namazin. Ai (Allahu) gjithashtu thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.” (Talak, 2-3)
Allahu ta dërgon rriskun, t’i dërgon sebebet, shkaqet që ti me punu edhe me fitu rriskun. Natyrisht se muslimani nuk duhet të rrijë dhe të pres t’i vie rrisku. Allahu na ka thënë në Kuran: “..e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë.” (Kasas, 77)
Gjithashtu Allahu na thotë: “E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut.” (Xhuma, 10)
Do të thotë kërkojeni rriskun, punoni, vraponi, çoni sebebet në vend e Allahu ta dërgon rriskun ty.
Përkundrazi besimatari që falë namaz, është i qetë, i kënaqur me caktimin e Allahut, Ai është i kënaqur me atë që ia ka dhënë Allahu edhe e di se Ai (Allahu) ka mundësi ta sprovojë edhe me varfëri.
“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.” (Bekare, 155)
“Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”!” (Bekare, 156)
Do të besimtari me namaz nuk është në rrezik, ai edhe varfërinë e kalon akoma më lehtë ngase e di se kjo është caktim nga Allahu, duron. E ka shembull Pejgamberin ﷺ i cili ndonëse ka qenë pejgamber, i zgjedhuri i Zotit prapë se prapë është sprovuar edhe ai me varfëri. Ka ardhur në hadithe se Pejgamberi ﷺ ka ndodhur tre ditë mos të hajë asgjë, apo se ka dalur nga shtëpia e tij dhe barkun e tij e ka pasur të lidhur me litar dhe gurë nga varfëria e madhe që ka pasur.
Andaj kjo që u kanë thënë juve, është teori e kot e atyre që duan të iu largojnë nga feja e Allahut dhe nuk janë prej atyre që duanë ta praktikojnë fenë e Allahut. Ata kanë problem shpirtërore dhe nuk janë të gatshëm të u përgjigjen Allahut në urdhërat dhe ndalesat e Tij.
Allahu na forcoftë në fenë e Tij, kur kemi pasuri edhe kur nuk kemi!
Hoxhë Zejd Haziri
Comments are closed.