Pyetja:

Nëse gjatë mukabeles (hatmes në grup) na ikë një fjalë apo rresht pa e përcjellur lexuesen a kemi gjynah? Si dhe a është më mirë të lexojmë hatme bashkë me një grup apo vetë gjatë Ramazanit?

***

Përgjigjja:

Në Ramazan është me rëndësi të lexohet sa më shumë Kuran, andaj ashtu si të iu vie juve më lehtë ose në grup që dikush të lexoj dhe ju të tjerat ta ndiqni dhe forconi leximin apo vetmas, por të lexohet sa më shumë Kuran është më e rëndësishme.

Pastaj nëse ju ikë një pjesë e leximit gjatë mukabeles nuk keni gjynah por do të keni mangësi në hatme. Shembull je duke dëgjuar në xhuzin e 10-të dhe motrat lexojnë e ju ngriteni kryeni një punë jashtë apo hutoheni në telefon e pastaj ktheheni dhe vazhdoni t’i ndiqni ku kanë mbetur por veçse ju ka ikur një gjysmë faqe. Ju në fund do të keni mangu hatmen për atë gjysmë faqe.

Përndryshe nuk keni gjynah dhe sa i përket leximit mund të veproni atë që ju preferoni.

Dr. Shefqet Krasniqi

Comments are closed.