Pyetja:
A mund të lexojmë hatme apo ditën e xhuma apo ndonjë ditë tjetër Kuran pa abdes?
***
Përgjigjja:
Dijetarët në lidhje me këtë çështje janë ndarë në disa mendime. Disa kanë kushtëzuar që besimtari dhe besimtarja të jenë të pastër gjatë prekjes së Kuranit por jo edhe gjatë leximit. Andaj nëse e di përmendësh suren nuk prishë punë nëse e lexon pa abdes, por në qoftë se detyrohesh të kesh Kuran në dorë atëherë këtu disa prej dijetarëve kanë kushtëzuar që të jeni me abdes. Ndërsa disa të tjerë nuk e kanë parë të obliguar abdesin nëse dëshiron dikush të lexoj Kuran.
Prandaj mendoj se mendimi më i saktë është mendimi i dytë, pra se nuk është kusht që të kesh abdes nëse dëshiron të lexosh Kuran edhe pse është më e pëlqyeshme dhe ka më shumë shpërblime nëse ke abdes. Mirëpo nuk mund të themi se është kusht për shkak të mungesës së argumenteve dhe nuk mund të themi se ai që lexon Kuran pa abdes është mëkatar ngase nuk ka argumente.
Hoxhë Enis Rama
Comments are closed.