Pyetja:

Kam nënën shumë të sëmurë, a të bëj lutje dhe të prej kurban për shërim të saj?

***

Përgjigjja:

Allahu ja lehtësoftë asaj nëne dhe e drejtoftë nga njëra rrugë!

Se a bën të bësh lutje për nënën tënde, kjo pytje nuk duhet bërë fare, sepse njeriu duhet gjithmonë të bëj lutje në vazhdimësi edhe kur është mirë edhe kur është sëmurë, si dhe për vetën dhe të tjerët.

Ndërsa të presësh kurban nuk ka nevojë. Jep sadaka! Sepse nga ajo për të cilën kanë më shumë nevojë të varfërit, me atë më së shumti fiton shpërblim. Me atë të cilën u gjendesh muslimanëve të varfër më shumë me atë do të kesh më shumë ndikim tek Allahu (shpërblim).

Dhe ju nuk dëshironi shpërblim, por dëshironi që Allahu ta drejtojë nënën tuaj në një drejtim të caktuar, andaj më mirë është të i jepni një të varfëri 100 apo 200 euro sesa të preni një kurban apo një dele. Kjo ngase me 100 apo 150 euro ai kryen disa nevoja të tija, ndërsa me kurbanin e merr dhe ushqehet me të mirëpo mbetet fukara.

Kështu që jepja dikujt 200 euro, më shumë apo më pak se kaq, dhe bëje me nijetin që Allahu ta kthej nënë tënde në një kahje. Dhe atij personi apo asaj familje që ia jep ato para tregoju se këto të holla po ua jep si sadaka për nënën tënde e cila është shumë e sëmurë dhe kërkoju ta lusin Zotin që ta drejtoj atë në një kahje.

Dr. Shefqet Krasniqi

Comments are closed.