Pyetja:

A lejohet t’i thërrasim vjehrritë nënë dhe babë?

***

Përgjigjja:

Nuk ka ndalesë t’i quash prindërit e burrit baba ose nënë, ose shprehje të ngjashme që janë të njohura në zakonin e vendit, përderisa bëhet me qëllim të nderimit dhe respektimit të tyre. Një gjë e tillë mund të konsiderohet reflektim i Fjalës së Allahut të Lartësuar: “… dhe njerëzve thuajuni fjalë të mira!” (Bekare, 83)
Është transmetuar se njëherë, njëri nga shokët e Pejgamberit ﷺ, Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shkoi për ta pyetur diçka Ebu Talhain, të cilin nuk e kishte baba, pasi që babai i tij ishte Malik ibn Nadri, i cili kishte vdekur në një betejë para Islamit, megjithatë për shkak se Ebu Talhai ishte martuar me nënën e Enesit, ai e thërriste atë me nofkën “ebetah”, e që në shqip më së miri i përshtatet “babush”. Në këtë hadith thotë: “… Pastaj shkova te Ebu Talhai, i cili ishte burri i Umu Sulejme bint Milhanit (nënës sime), dhe i thashë: “O babush, e pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ …,” e deri në fund të hadithit. [1] Kurse prej gjërave të ndaluara është ta konsiderosh (dhe ta quash) bir fëmijën e adoptuar, e po ashtu ta mohosh prejardhjen, duke u thirrur në emër të një babai tjetër të rrejshëm. Allahu e di më së miri!

Hoxhë Hekuran Helshani

——————–

[1] Muslimi

Comments are closed.