Pyetje: A mund te na spjegoni se si është gjykimi i vajzave qe falen por nuk kane mbulese, dhe sa është i vlefshem namazi i tyre?
Përgjigje: Mbulesa është obligim prej Allahut (azzevexhel) të cilin duhet ta rrespektojë motra muslimane. Dhe Ai që e ka obliguar atë me namaz, është Ai që e ka obliguar atë me mbulesë.
Ndërsa sa i përket namazit të tyre (motrave që nuk janë të mbuluara), namazi i tyre është në rregull dhe i pranuar nëse plotësohen kushtet e tij. Dhe jombulesa e tyre jashtë namazit, nuk mangëson asgjë në namazin e tyre. Bile falja e namazit rregullisht, është shkak i cili ndihmon shumë që ato më pas t’i nënshtrohen plotësisht Krijuesit dhe të zbatojnë urdhërin e Tij për mbulesën e tyre.
Kështuqë, namazi i tyre shpresojmë të jetë në rregull (nëse mbulohen në namaz), ndërsa për mosmbulesën e tyre (jashtë namazit) kanë mëkat para Allahut (azzevexhel), nga i cili duhet të largohen dhe të pendohen.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami