Pyetja:

A i lejohet babait që t’ia ndalojë vajzës së tij të pamartuar martesën?

***

Përgjigjja:

Babai nuk bën t’ia ndalojë vajzës së tij martesën, qoftë vajza beqare e virgjër, qoftë vejushkë. Beqares i mirret mendimi i saj dhe nuk lejohet babai ta martojë me një burrë që beqarja nuk e pëlqen përderisa ajo është e vetëdijshme dhe e pjekur në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Pra, ajo që është më e sakta prej fetvave të ulemave është që babait nuk i lejohet ta obligojë beqaren të martohet me dikë që ajo nuk e pëlqen.
Ashtu si ka ardhur edhe në hadithe (shiko: Buhariu: 6971-6968).
D.m.th. beqares i merret pëlqimi, madje heshtja e saj tregon pranim. Kurse vejushka nuk urdhërohet; ajo vendos vetë me kë të martohet dhe patjetër duhet të merret mendimi i saj për t’u martuar.

Shejh dr. Salih el Feuzan

Pèrktheu: Suad B. Shabani