Pyetja:
A duhet që imami të thotë ‘Amin’ (në fundin e leximit të fatihasë) në namaz, si dhe xhemati kur duhet të thojnë ‘Amin’?
***
Përgjigjja:
Sunet është për imamin dhe xhematin të thonë “Amin” pas përfundimit të fatihasë. Më e mira është të thonë “Amin”, të dy palët së bashku. Por, nëse asnjëri nga ta nuk e thonë, namazi i tyre është në rregull. Imami dhe xhemati thojnë “Amin” pas thënies: “E jo në (rrugën) e atyre që kanë shkaktuar pezmin (Tënd), as në rrugën e atyre që janë të humbur.” (El Fatiha, 7)
Kuptimi i fjalës Amin është: “O Allahu përgjigju (lutjes sime).”
Është transmetuar në hadith se Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: “Nëse imami thotë veled dâ lin ju thuani: Amin, sepse atij që i përshtatet Amini me aminin e melaikeve, i falen mëkatet e kaluara.” [1]
Shejh Abdullah El Humejdi
Përktheu: Suad Shabani
————————–
[1] Buhariu